
Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barack Obama deklaroi para mbeshtesve te tij ne Chicago se agimi i ri i udheheqjes amerikane eshte afer.
“Per te gjithe ata qe duan te shembin boten, ne ju themi se do i mundim. Ne kerkojme paqe dhe siguri dhe do te mbeshtesim te gjithe ata qe kane kete mision. Fuqia jone vjen nga idealet tona, nga liria dhe shpresa e pashuar”, u shpreh Obama, ne daljen e pare publike pas zgjedhjes si presidenti i 44-t i Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Ne nje dalje emocionuese para mbeshtetesve, te cilet po e prisnin prej oresh ne sheshe, Obama iu drejtua gjithe popullit amerikan dhe gjithe kombeve anembane Botes se votimi historik i 4 nentorit ishte nje pergjigje e forte se kjo eshte fitorja me madheshtore, ndersa sfida te medha shfaqen ne rrugen e se ardhmes.
“Ndryshimi ka ardhur ne Amerike. Fitorja ju takon juve zgjedhes! E di qe nuk e bete per mua, por e bete sepse kuptuat madheshtine, rendesine e proves qe na pret, per sfidat e medha qe kemi perpara”, u shpreh Obama.
Presidenti i ri theksoi se SHBA-ja eshte perballe krizes financiare dhe dy luftrave te medha ne Irak e Afganistan, sfida qe duhet te kapercehen me sukses.
Obama falenderoi familjen e tij, gjyshen e ndjere, krahun e tij te djathte, Joe Biden, si dhe organizatoret e fushates qe e cuan ate drejt fitores historike.
Obama: President i te gjitheve
Ai citoi presidentin Lincoln, kur tha se nuk jemi armiq, por miq. Obama premtoi se do te jete presidenti i te gjitheve dhe do te degjoje zerin e gjithesecilit. “Kam nevoje edhe per ndihmen tuaj dhe do te jem presidenti juaj”, tha ai.
“Po ju kerkoj te me ndihmoni per te ndertuar kete vend tulle pas tulle. Do te jem gjithnje i ndershem me ju, do t’u degjoj, edhe nese do te mendojme ndryshe nga njeri-tjetri. Rruga perpara do te jete e gjate dhe do te kemi nevoje per te qene te bashkuar”, tha Obama.

Pas barazimit në “AXA”, media kryqëzon trajnerin portugez
Barazimi historik 0-0 i Shqipërisë, me 10 lojtarë, shndërrohet në një dramë kombëtare për Portugalinë. Pjesa më e madhe e shtypit portugez reagoi në mënyrën më kritike të mundshme ndaj lojtarëve, por sidomos ndaj Karlos Kueiroz, pas ndeshjes, ku Portugalia u turpërua në shtëpinë e saj. Titujt kryesorë të tre të përditshmeve sportive, ishin të pakëndshëm për t‘u lexuar nga trajneri i Portugalisë, por edhe gazetat e tjera nuk ishin aspak më të rrepta në këtë aspekt.
Shtypi portugez - Gazeta “Bola” pyet me ironi: “Kështu pra, unë na qenkam një gomar?”, duke aluduar një përgjigje të famshme ndaj kritikave, të bërë nga paraardhësi i Kueiroz, Luiz Filipe Skolari. Analiza e ndeshjes, përfshinte atë që u perceptua si një listë gabimesh trashanike të bëra nga Kuerizos në përzgjedhjen e skuadrës dhe në zëvendësime lojtarësh. Fjala “E turpshme!” zinte vendin kryesor në faqen e parë të gazetës “Jogo”, e rrethuar nga fotografi të lojtarëve portugezë, duke bërë gjeste lodhjeje dhe një Carlos Kueiroz me pamje të dorëzuar. Rekordin e titujve e mbante: “Ky film na erdhi në majë të hundës”, i vendosur mbi një fotografi, ku Kueiroz dukej në gjendje të mjeruar. Nëntitulli theksonte se, “Pasi u mund nga Danimarka dhe humbi edhe me Suedinë, një ndeshje, e pamenduar kurrë si fatale, kundër Shqipërisë e ka vënë Portugalinë në një pozicion jashtëzakonisht të komplikuar për kualifikimet e Botërorit 2010. Gazeta “Diário de NotÃcias” është këmbëngulëse në komentin e bërë, duke shkruar se “Fare pa ide dhe pa shpirt luftarak, dje Portugalia bëri një paraqitje që do të mbahet mend në histori për arsyet më të dobëta”. Gazeta “Publico”, e përditshmja më e vlerësuar në Portugali, ngeli vetëm pa burgosur askënd në komentin e saj rreth “shfaqjes horror” në Braga: “Portugalia bëri një performancë të tmerrshme. Pa vizion, pa dëshirë, pa temperament. Nuk është hiç shenjë e mirë, kur duartrokitja më e madhe e pjesës së parë erdhi si pasojë e nxjerrjes nga loja e një lojtari kundërshtar. Nuk është hiç shenjë e mirë fakti që, gjatë këtyre 45 minutave, Portugalia nuk mundi të ndërtonte asnjë sulm me një start, vijim dhe përfundim…”. “Shqipëria e fitoi botërorin e saj”, është titulli tjetër i “Publico”. “Ndeshja më e keqe në 30 vitet e fundit shkruan “Correio de Manha”, i cili ka edhe një titull tjetër: “Kueiroz në kuotën zero”. Sa për faqen kryesore të internetit të Kombëtares portugeze, “Maisfutebol”, nën titullin kryesor “Në buzë të greminës”, çdokush mund të lexojë”. “Dhemb shumë kur e shkruan, por ja që duhet thënë. Portugalia pati rezultatin nul-nul në ndeshjen kundër Shqipërisë… Do të doja ta mbyllja këtë koment me reagimin e kreut të Federatës Portugeze të Futbollit, por ai iku nga stadiumi, para se të mbaronte ndeshja. Për më tepër, pasi pa atë lloj paraqitjeje, të gjithëve iu duk sikur ai ia mbathi”.
Shtypi Evropian - E përditshmja franceze “L‘Equipe” ka dalë me titullin e madh: “Portugalia nuk ishte”. Po kaq poshtë e kanë hedhur edhe mediat spanjolle skuadrën e Keirozit. “Marca” shkruan: “Portugalia qesharake përballë Shqipërisë”, ndërsa e përditshmja tjetër “AS”, ka si titull: “Portugalia e pafuqishme për t‘i shënuar Shqipërisë”. Edhe UEFA e FIFA kane lënë hapësirë në faqet e tyre të internetit për këtë rezultat. Të dyja këto faqe interneti kanë publikuar një artikull me titull: “Shqipëria me 10 futbollistë arrin t‘i rezistojë Portugalisë”. Ndërsa sportivja italiane “Corriere dello Sport”, titullon “Portugalia në krizën e zezë”.
Kueiroz: Bëmë gjithçka, por nuk i mundëm dot
Trajneri i Portugalisë, Karlos Kueiroz, pranoi pas ndeshjes kualifikuese ndaj Shqipërisë se barazimi pa gola ishte një rezultat i pashpresë. Lajmi publikohet nga faqja prestigjioze Eurosport.com. “Ishte një tjetër përfaqësim mizerabël i djemve të Kueirozit, të cilët dështuan të gjenin golin edhe në rrugën qorre kundër Suedisë (0-0) të shtunën e kaluar, që pasoi humbjen 3-2 nga Danimarka muajin e kaluar”, shkruhej në europsort.com. “Admir Teli u dëbua jashtë fushës për vizitorët pak para përfundimit të pjesës së parë, vetëm pasi ai kishte mbërritur si zëvendësues në minutën e 24-të, por Portugalia pa talentet kreativë si Manike e Deko, nuk mundi të gjente rrugën e rrjetës”.
Ajo që e bën më të trishtueshme gjendjen në Portugali, është fakti se skuadra e Kristiano Ronaldos ka grumbulluar po aq pikë, sa dhe Shqipëria e Lorik Canës e Suedia e Zlatan Ibrahimoviçit, por Suedia ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur, teksa Danimarka e Hungaria janë në krye me nga shtatë pikë. “Është një rezultat i madh zhgënjyes”, tha Kueiroz. “Ne jemi të pakënaqur, pasi kurrë nuk e parashikonim një barazim me Shqipërinë në shtëpi, kryesisht pasi Shqipëria luajti pjesën më të madhe të ndeshjes me 10 lojtarë. Ne e pranojmë që performanca jonë ishte e varfër. Unë nuk e di se çfarë tjetër kishim nevojë për të fituar ndeshjen. Ne patëm kaq shumë shanse dhe nuk shënuam edhe një gol të vetëm”. Po ashtu, ka folur edhe sulmuesi Nuno Gomesh, i cili ka konfirmuar sërish, se ka qenë tepër e vështirë që: “Jemi shumë të zhgënjyer me barazimin. Tani na mbetet vetëm të fitojmë pikë në ndeshjet në transfertë. Nuk është se na mungoi fati, na mungoi tjetër gjë. Ne mund të rrinim gjithë natën duke luajtur, por nuk do të kishim shënuar”. Një tjetër reagim vjen nga mesfushori Raul Meireles: “Kualifikimi është tashmë akoma dhe më i vështirë, por ne kemi mundësitë për të kompensuar gjithçka në ndeshjet e ardhshme. Bëmë gjithçka për të shënuar dhe për ta fituar këtë ndeshje, por ka qenë më shumë se e vështirë për të arritur te goli aq shumë i dëshiruar nga ne dhe tifozët tanë. Më vonë e humbëm kontrollin e situatës”. Portieri i Portugalisë, Kuim, nënvizon: “Është shumë e vështirë që ta shpjegosh këtë rezultat. Është e vërtetë se kohët e fundit ne nuk kemi qenë në humor të mirë, na ka munguar shumë dhe fati, por kjo nuk arrin të justifikojë gjithçka. Me kalimin e minutave, goli i shumëpritur nuk po vinte, më pas të gjithë filluan të humbnin kontrollin. Kjo ndikoi në komplikimin e lojës sonë. Në të ardhme, natyrisht duhet të shmangim çdo gabim të tillë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm”.