Pa kategori, Shqiptaret më 10 Mars 2008

Karlo Malinkoniko Kastriot Skënderbeu, president në degën e Këshillit të Shtetit dhe profesor i të Drejtave të Bashkimit Europian në Fakultetin e Jurisprudencës të Universitetit të Romës, ka lindur në Romë më 31 maj të vitit 1950. Pas studimeve të mesme, ai vazhdoi Universitetin në Milano ku u diplomua në vitin 1972 në jurisprudencë. Që në moshë të re, ai ka mbajtur detyrën e Avokatit të Shtetit dhe më pas të Këshilltarit të Shtetit në vitet 1985-2002 për t’iu dedikuar më vonë aktiviteteve akademike. Prej një kohe të gjatë, ai ka qenë drejtues i shumë institucioneve. Profesor Malinkoniko ka mbajtur detyra prestigjioze dhe për t’u theksuar është pozicioni si shef i Zyrës Legjislative në Ministrinë e Prezencës të Shtetit dhe në Ministrinë e Thesarit gjatë viteve 1995-1996, shef i Departamentit të Çështjeve Juridike dhe Legjislative të Presidencës së Këshillit të Ministrave (1996-01). Në të gjitha institucionet që ka drejtuar ka dhënë një kontribut të veçantë në raport me Komunitetin Europian dhe në fushën e Të Drejtës Publike të Ekonomisë. Përsa i përket aspektit të parë, ai ka kryer detyrën e Koordinatorit të Strukturës të Misionit të Presidencës të Këshillit të Ministrave për procedura të veçanta të diskutueshme me institucionet europiane (2001-2002). Përsa i përket aspektit të dytë, profesor Malinkonikos i është dhënë një kompetencë e veçantë në të drejtën publike të ekonomisë deri në momentin që rregullorja italiane u pasurua me rregulla më të përqendruara ndaj tregut: ka qenë pjesëtar i Komisionit të analizave e problemeve të pandara të privatizimit të entit të drejtimit të shoqërive të sistemit të pjesëmarrjeve shtetërore (1990) dhe më pas këshilltar juridik i autoriteteve organizuese të konkurrencës dhe tregut(1992-1997). Malinkoniko ka qenë drejtor i Përgjithshmëm për Energjinë Elektrike dhe Gazin(2001-2002). Përveç detyrave mjaft të rëndësishme që ka kryer për vite me radhë, Malinkoniko është autor i botimeve të ndryshme të së drejtës administrative. Ndër botimet e tij mund të përmenden: “Manuali i të drejtës administrative”, Milano, 2006. “Kodi i marrëveshjeve publike dhe private”, Milano 2006. “Formulari i diskutimeve administrative”, Milano, 2005(bashkautor dhe koordinator), “Principet e Traktatit të Politikës Monetare”, më 2005-n. “Shërbimi Universal i Transporteve”, “Universiteti i Studimeve të Salernos 2002”. Bashkautor i Komentit të rregullores së zbatimit të ligjit mbi punët publike, Milano, 2001. “Njerëzit dhe tregu, udhëzime (bashkautor) Padova, 1996, por edhe shumë botime të tjera.

Komento



  1.  
  2.  
  3.  
Komentet ndaj ketij shkrimi mund t'i ndjekesh nepermjet burimit RSS per komentet.
2468 faqet e vizituara, 5 sot
1263 vizita, 4 sot