Shqiperia,dalje me hapa gjigande nga varferia.

Maj15

 

Para pak vitesh në Shqipëri nuk ka patur llogari rrjedhëse. Ndërkohë Shqipëria ka joshur investitorët e huaj me suksesin e saj në rritje.

 

Artikull i botuan në Frankfurter AZ

 

Nga Carola Kaps

 

 

 

 

Me aeroportin e ri  i cili është hapur në Mars 2007  Shqipëria bëhet një vend tërheqës për investitorët e huaj dhe i afrohet më pranë qëllimit të saj. Ndërtesa supermoderne e terminalit, e cila është konstruktuar për një mbërritje vjetore  të më shumë se një milion  pasagjerëve, ka mbaruar së ndërtuari brenda 2 vjetësh nga një konsorcium nën drejtimin e Hochtief AG. Që në vitin  e parë të vënjes në punë të këtij terminali, numri i vizitorëve arriti të tejkalojë  në një milion. Pra vendi i vogël i Evropës juglindore josh gjithmonë e më tepër investitorë, por edhe turistët, numri i të cilëve po rritet dukshëm. Ata ose eksplorojnë bregdetin romantik të Adriatikut ose mbledhin përshtypje të reja në malet e vendit. Shoqëria që ka marrë në ndërtim aeroportin, ku  përvec shoqërisë Hochtief bëjnë pjesë  edhe  DEG shoqëri si motër e KfW  dhe Fondi  Amerikan për Investim dhe Financim Albania-American Enterprise, po shtrihet më tej. Duke ju referuar vetëm numrit të lartë të shqipëtarëve jashtë atdheut, të cilët janë gjithmonë në kërkim të gjetjes së mundësive për investim në Shqipëri, pritet që të rritet në mënyrë konstante kërkesa për fluturime për dhe nga Tirana. Që prej 1998 numri i pasagjerëve është rritur mesatarisht me më shumë se 14 % në vit dhe kjo tendencë pritet që të vazhdojë. Falë terminalit të ri dhe shumë premtues nga ana arkitekturore, pastërtisë dhe komunikicionit të rregullt  përreth aeroportit, përshtypja e parë, që marrin vizitorët për Shqipërinë, është tërësisht pozitive. Mbresëlënëse janë dhe ndërtimet e shumta  industriale, firmat  e biznesit  dhe ndërmarrjet artizanale, të cilat janë të reja ose në ndërtim e sipër dhe gjenden në të dyja anët e rrugës, që të çon në këtë aeroport modern. Këto janë shenja bindëse, që tregojnë se ekonomia shqiptare prej më shume se gjasht vjetësh paraqet nje përpjestim të fuqishëm zhvillimi ndërmjet 5% dhe 6%, fuqia blerëse rritet dhe ndërkohë edhe investitorët e huaj kanë mundësi më të shumta në tregun shqipëtarë.

Ekonomia e Shqipërisë por para së gjithash portet e vendit do të përfitojnë nga pavarësia e pritshme e Kosovës. Krahas italianëve dhe grekëve interesohet diaspora shqiptare gjithmonë e më tepër për mundësitë e investimit në industrinë e përpunimit të drurit, në prodhimet tekstile si dhe në përpunimin e lëkurës ose të madhrave ushqimore. Duhet të përmendim këtu se pagesat e shumta të diasporës shqiptare në rrugë bankare kan çuar në nje lulëzim ekonomik dhe në një bum përsa i përketë industrisë së ndërtimit. Angazhimi në rritje i shqipëtarëve jasht atdheut përbën një nga shkaqet kryesore, përse investitorët e huaj kanë arritur në 2006 trefishin e mesatares  së dhjetë viteve të fundit. ”Programi jonë për të afruar sa më shumë invstitorë të huaj në vend, ka patur sukses”-tha me krenari kryeministri Sali Berisha. Vlersimi i parë ndërkombëtar i vendit nënvizon nëpërmjet firmës ndërkombëtare të vlersimit Moody këtë zhvillim pozitiv. Shqipëria vendi i vogël në dukje,  po arrin të vë në vend me hapa gjigande  prapambetjet. Para katër vjetësh për shembull Shqipëria ishte e panjohur me industrinë bankare; llogaritë bankare ose bankomatet u krijuan atëherë për eksperimentim. Kanë kaluar dhjetë vjet që nga skandali finanziar i piramidave,  i cili  e çoi vendin e varfër buzë gremine dhe e  drejtoi drejt trazirave të përgjakshme. Me një vlersim B1, Shqipëria sot nuk qëndron në të njëtin nivel me Ukrainën. Taksat e reja të unifikuara me nga 10% për person  e bëjnë Shqipërinë vendin  me taksat më të ulta në Evropë. Ndërkohë edhe vetë qeveria amerikane ka qënë e vëmendëshme përsa i përket përpjekjeve për reforma të vendit të vogël të Evropës juglindore. Bashkëpunimi për Çështjet e Mivjeçarit ka dhënë pak para krishlindjeve kredinë pa interes për vendet në nevojë. Shqipëria është regjistruar në listën e tyre. Ashtu sikurse Komisini Evropian ka nënshkruar  me Shqipërinë në Qerrshor 2006 MSA-në edhe amerikanët kanë sinjalizuar për rrugën e drejtë, që ka marrë Shqipëria. Ftesa për tu bërë antare e NATO-s, për të cilën Shqipëria shpreson në fillim të këtij viti, do ta vendoste këtë vend përkrah  lartëpamësisë së shteteve të tjera evropiane. Me qëllim që kjo ëndërr të mund të relizohet edhe opazita socialiste është e gatshme  të lë mënjanë luftën politike dhe të bashkëpunoj me kualicionin qeverisës ne mënyrë konstruktive përsa i përketë çështjeve të reformës kushtetuese dhe asaj zgjedhore. Për një vend, parlamentarët e së cilit kanë marrë vërejtje para tre vjetësh gjatë një vizite në Bruksel, është ky në fakt një hap i shënuar  drejt një kulture të re politike. Ku ka dritë ka dhe hije por  e dyta zë një hapsirë më të madhe në Shqipëri. Asgjë nuk  e shqetëson më së shumti popullin se  ndëprerja e energjisë elektrike, e cila  në kryeqytet arrin deri në 6 orë dhe në fshat zgjat deri në 10 orë në ditë. Zemërimi shpjegohet nëpërmjet thatësirës, keqadministrimit të furnizimit me energji elektrike nga KESH dhe nëpermjet çmimeve në rritje të importit për energjinë. Opozita e akuzon qeverinë Berisha për mosmbajten  e premtimeve të zgjedhjeve. Ndërkohë tre termocentrale të reja për Tiranën , Fierin dhe Vlorën janë në fazën e planifikimit. Më vonë qeveria do të japë me koncesion 80 vende për ndërtimin e hidrocentaleve të vogla madje 7 prej tyre janë gati për tu dhënë. Specialistët kërkojnë një rritje të dukshme të çmimit të energjisë si dhe një sistem llogaritës më të mirë. Ende sot në shumicën e banesave mungon një matës i energjisë elekrike dhe shlyerja e energjisë elekrike nga ana e qytetarëve lë shumë për të dëshiruar. Qeveria ka hezituar shumë edhe për privatizimin e KESH-it. Vetëm tani po përgatitet privatizimi me  ndihmën e shoqërisë botërore bankare IFC. Ndërkohë shoqëritë e shpërndarjes së energjisë elektrike janë ndarë dhe kanë krijuar një shoqatë të përbashkët. Furmizimi i pamjaftueshëm me energji elektike, i cili e ka pakësuar deri në 1% në vit rritjen e GDP-in, është frikësues për investitorët. Edhe ankesat e popullit përsa i përket furnizimit me ujë dhe gjendjes së keqe të rrugëve nuk përbëjnë shqetësim për qeverinë shqiptare. 40% e rrugëve në vend si edhe më parë janë të paasfaltuara dhe shumë pjesë rruge janë të pakalushme. Banka Europiane për Rindëtim dhe Zhvillim në Evropë kërkon në raportin e fundit të saj, që të investohen në mënyrë të menjëhershme shuma të mëdha parashë në rrjetin rrugorë dhe furnizimin me energji elektrike. Edhe Komisini Evropian thekson në raportin e tij të fundit për zhvillim, se infrastruktura e keqe pengon zhvillimin ekonomikë të Shqipërisë dhe njëkohësisht sjell mungesë në fuqinë puntore të kualifikuar. Ende të pa pranueshme janë korupsioni i përhapur kudo dhe gjendja e mjerueshmee drejtësisë. Edhe Banka Botërore ka raportuar në “Doing Business Report 2008” shumë pak gjëra të këndshme për klimën e investimeve dhe të ndërmarrjeve në vend. Ndër 178 vend që kontrollohen rregullisht nga Banka Boptërore Shqipëria është në rangun e 136. Përsa i përketë mbrojtjes së investitorëve, Shqipëria zë vendin e 165. Duhet bërë ende shumë për ta kthyer Shqipërinë në një vend tërheqës për investime. Ndërkohë që italianët, grekët dhe turqit nuk shqetësohen nga pengesat e investimeve, investitorët gjermanë e shohin Shqipërinë si një vend me rezerva të mëdha. Nërmjet Hochtief, Siemens dhe Procedit Bank, ka dhe një sërë firmash  gjermane, të cilat kanë marrë guximin për të investuar. Njëkohësisht sektori i energjisë, industria e ndërtimit dhe sektori privat ofrojnë mundësi interesant biznesi. Nevoitet një frymarrje e thellë dhe nuk duhet të stepemi para jetës së përditshme shqiptare. Ajo është e karakterizuar nga problemet e taksave, nga pritja për lidhjen e telefonit të ujit dhe të energjisë elektrike, nga përvoja të mërztshme ose nga sjellja armiqësor e konkurentëve. Njohësi e vendit i këshillojnë investitorët që të krijojnë një lidhje të fort me autoritetet shtetërore dhe me administratën doganore. Kjo mbi të gjitha i lehtëson ndërmarrjet e mesme dhe ato artizanale  për tu ngrejtur në treg.

Vendi dhe njerëzit

Rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian është ende e largët. Kjo sigurisht i trazon ëndrrat 3.1 milion shqipëtarëve  për në evropë. Sipas një studimi të sapopublikuar të Institutit Shqiptarë për Studime Ndërkombëtare rreth 94% e popullsisë ishin dakort për antarësimin e vendit të tyre në Bashkimin Evropian. Për këtë ata i lanë pas shumë vende të tjera të Evropës së mesme dhe jugore. Për më tepër: Ndërsa në jug të kontinentit ulet simpatia për Evropën sapo preket hyrja në BE, në Shqipëri është e kundërta. Pas nënshkrimit të MSA-së ne verë të 2006 të dhënat për aprovim u shtuan me 15%. Është e çuditshme , që shqipëtarët qëndrojnë me këmbë në tokë, panvarësisht nga dashuria e tyre e madhe për Evropën. Me një sinqeritet të pa shembullt rreth 80% e të pyeturve për të njëjtën anketë shprehen se vendi i tyre është shumë larg aftësisë për hyrjen në Evropë dhe do ende shumë  mundim dhe  shumë kohë që të meret në konsideratë. Shumica mendojnë se Shqipëria e ka të pamundur hyrjen në BE para vitit 2020. Vizitorë nga Brukseli nuk kanë shumë për të thënë, sepse duke e parë me syrin e tanishëm duket realist.

Detajet e postimit
Dërguar më: 15 Maj 2008
Nga Albi
Arkivuar nën: Opinion


Shkruaj një koment

 




Comment:


Postimet e Shkuara

asnjë koment

Centrali nuklear, Italia: Në Shqipëri nuk ka siguri

Dërguar më: 6 Qershor 2008 në Aktualitet
asnjë koment

Shuhet Presidenti i “Top Media”-s, Dritan Hoxha

Dërguar më: 24 Maj 2008 në Aktualitet
asnjë koment

Humbëm një nga njerëzit që bëjnë histori

Dërguar më: 24 Maj 2008 në Aktualitet
asnjë koment

Tani i TOP-it, një humbje për të gjithë

Dërguar më: 24 Maj 2008 në Aktualitet
asnjë koment

Shqiperia,dalje me hapa gjigande nga varferia.

Dërguar më: 15 Maj 2008 në Opinion
asnjë koment

Gjimnazistët: Pse e dogjëm flamurin grek

Dërguar më: 27 Prill 2008 në Aktualitet
asnjë koment

Shqipëria, Kuvajti i Ballkanit

Dërguar më: 26 Prill 2008 në Aktualitet
asnjë koment

Ere ndryshimesh ne Kube

Dërguar më: 29 Mars 2008 në Aktualitet
1 koment

I LOVE YOU MY DARLING

Dërguar më: 26 Mars 2008 në Per ty
asnjë koment

ESC Beograd 2008/Albania

Dërguar më: 25 Mars 2008 në Kulture