Tani i TOP-it, një humbje për të gjithë

24 05 2008

 

 

Ilir Meta

Një dekadë më parë Shqipëria ishte një nga vendet më të prapambetura në fushën e mediave, kryesisht atyre elektronike. Por shpejt u ndërmorën mjaft iniciativa të guximshme e novatore, ku “Top Media” spikati në mënyrë të veçantë, duke sjellë standardet më të larta, ashtu siç tregon edhe vetë emri i saj, duke e bërë Shqipërinë sot një nga vendet më të zhvilluara në këtë sektor, të paktën në rajonin e Ballkanit.

Natyrisht, këtu ka meritën e padiskutueshme Dritan Hoxha apo Tani i Topit, siç e thërrisnin të gjithë. Unë vetë vonë e kam fiksuar emrin e tij të vërtetë, pasi atij i shkonte aq shumë emri i medias që ai e konceptoi dhe e rriti në nivelet më të larta bashkëkohore. Ndaj humbja e tij aksidentale është një humbje për “Top Median”, pasi tashmë asaj i mungon themeluesi dhe frymëzuesi i saj.

Humbja e Tanit është gjithashtu një humbje për mediat në Shqipëri, sepse ai vendoste TOP-standardet, që konkurrentët duhet t‘i ndiqnin e t‘u referoheshin shpesh.

Por mbi të gjitha, kjo është një humbje për shoqërinë, e cila ka nevojë për njerëz me kurajo e me ide, që shërbejnë si katalizatorë për të renë, jo vetëm në media, por në të gjitha fushat e zhvillimit, për të kapërcyer prapambetjen historike të një populli që, heqja e kufijve të izolimit shekullor me Evropën dhe nevoja për një identitet të fortë kombëtar në procesin e integrimit, e kërkon më shumë kontributin e tyre.

Ndaj bashkohem me dhimbjen e thellë të familjes, të miqve e shokëve të Tanit të Top-it, të të gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Por shpresoj se tradita, vizioni dhe standardet që vendosi Tani në media do të vazhdojnë të jenë në shërbim të gjithë shoqërisë shqiptare dhe modernizimit të pandërprerë të saj.


Veprimet

Informacionet

Shkruaj një koment



Mund të përdorni këto etiketa : <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <code> <em> <i> <strike> <strong>




1666 faqet e vizituara, 2 sot
878 vizita, 2 sot