



Shumë grupe organizatash civile i kane bëre thirrje udhëheqësve të botës të mos marrin pjesë në ceremoninë e hapjes se Lojrave Olimpike Pekin 2008, si shenjë mosaprovimi ndaj shtypjes së të drejtave të njeriut në Kinë. Duke marrë shkas nga kjo, Kryeministri Sali Berisha nuk duhet te marre pjesë në këtë shfaqje te organizuar nga ata komunistë kinezë. te cilet vrasin e perndjekin sistematikisht popullin e tyre. Kjo nuk duhet të merret si thirrje per bojkotimin e olimpiades ,por udhëheqësit botërorë nuk duhet t‘u japin komunistëve kinezë prestigjin dhe njohjen ndërkombëtare që do të nënkuptohej nga prania e tyre në ceremoninë e hapjes. Do të ishte hipokrizi për Kartën Olimpike që të deklaronte se inkurajon “vendosjen e një shoqërie paqësore që shqetësohet për ruajtjen e dinjitetit njerëzor” kur lojërat do të zhvillohen në vendin e abuzuesve më të mëdhenj në botë të shkeljes së tyre. Ata që vënë dinjitetin njerëzor mbi show-un dhe nuk bëjnë kompromise me parimet e tyre do ta përdornin këtë aktivitet si mësim. Kur disa politikanë thonë se do të marrin pjesë që kinezët të mos humbin fytyrë thjesht bëjnë koncesione me parimet e tyre. Për fat të mirë ka akoma politikanë dhe liderë që principet nuk i kanë vetëm për retorikë. Kështu Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ishte i pari që u tërhoq nga ceremonia politike e Pekinit. Jo rastësi kjo nga një lider i një vendi ish-komunist. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, iu bashkua atij, si dhe shumë të tjerë ku mund të përmendim: Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, Presidentin e Parlamentit Evropian, Hans-Gert Poettering, Kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper, Kryeministren e Zelandës së Re, Henen Clark, dhe Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Gordon Brown.
Ndaj z.Kryeminister ti nuk duhet te shkosh ne Ceremonine e hapjes se Lojrave Olimpike Pekin 2008, duke i përfaqësuar shqiptaret denjësisht duke iu treguar komunistëve kinezë se ne nuk i shesin parimet.

Komento