Aktualitet më 6 Gusht 2008

 DIVORCET E CIFTEVE

Lista e plotë e 800 personave

qe u ndanegjate 2008-s 

Shqipare, ne suplementin e saj “Summer Pages” jane botuar sot 800 emrat e personave qe jane divorcuar gjate vitit 2008. Artikulli qe mbante titullin “DIVORCET E CIFTEVE, Lista e plote e personave qe u ndane gjate 2008-s” ka zene sot faqen e pare te kesaj gazete, me germa kapitale.Gazeta Shqiptare pervec publikimit te emrave te ketyre personave, nuk ka hezituar te publikoje edhe arsyen e ndarjes se cifteve, ku sipas gazetes, jane mosperputhja e karakterit,ekonomia,emigracioni dhe tradhetia.

Keshtu Gazeta Shqiptare ka shkelur ne menyre flagrante privatesine e ketyre individeve , te cilet pervec fatit jo te mire ne jeten e tyre martesore, do tu duhet tashme te durojne ne supet e tyre edhe paragjykime te ndryshme, qe e kane burimin te berja publike e emrave te tyre nga sharlatanet e GAZETA SHQIPTARE  te cilet ne mungese edhe te nje autoriteti shteteror, per te fituar sa me shume, dhe nga fiksimi per te qene medoemos gazeta me e shitur, marrin persiper te prekin nderin e ketyre njerezve te cilet te mire apo te keqinj, jane njerez te cilet gezojne si cdo njeri tjeter, te drejta, te drejten per nje jete te tyren

GAZETA SHQIPTARE:

Bum divorcesh në Gjykatën e Tiranës. Vetëm në

këto gjashtë muaj të parë të vitit 2008, togat e

zeza kanë firmosur më shumë se 400 padi për

zgjidhje martese. Kryesisht kërkesat për ndar

je janë bërë nga bashkëshortët, por ka pasur

raste kur vetë gratë i janë drejtuar gjykatës për

t’i dhënë fund martesës së tyre. Ndryshe nga vitet e tjera

në këtë gjashtëmujor, po t’u referohesh statistikave të

gjykatës, rezulton një numër i madh padish civile për

zgjidhje martese, të pushuara, çka nënkupton faktin se

çiftet janë pajtuar në gjykatë dhe kanë vendosur të rikthehen

së bashku, ose në rastin tjetër, pala paditëse nuk është

paraqitur për ta vënë në lëvizje padinë, duke e detyruar

gjykatën ta pushojë atë. Në këto muaj ka pasur mjaft çështje

në gjykatë, ku dy bashkëshortët kanë vendosur të ndahen

me marrëveshje dhe një gjë të tillë duhet ta bënin patjetër

ligjërisht. Arsyet që dërgojnë në krizë dhe më pas në

ndarje çiftet shqiptare janë të shumta, kryesisht mospërputhjet

në karaktere, kushtet e vështira ekonomike, emigracioni,

si dhe tradhtitë bashkëshortore.

1 Pergjigje ndaj “SKANDAL - Gazeta Shqiptare nderhyn ne privatesine e 800 individeve.”

  1. 1Bookmarks about Zene UNITED STATES PHP
    30 Shtator 2008 @ 1:45 am

    […] - bookmarked by 2 members originally found by darksage4969 on 2008-09-11 SKANDAL - Gazeta Shqiptare nderhyn ne privatesine e 800 individeve. […]

Komento



  1.  
  2.  
  3.  
Komentet ndaj ketij shkrimi mund t'i ndjekesh nepermjet burimit RSS per komentet.
2466 faqet e vizituara, 3 sot
1261 vizita, 2 sot