Kur rrezohej Enveri

10 03 2008

 

Marre nga KOHA JONE

20 shkurti i vitit 1991 ka hyre ne kujtesen historike si dita kur u permbys monumenti i diktatorit ne qender te kryeqytetit. Ngjarjet qe e paraprine dhe momentet qe shenuan ndarjen me te kaluaren

Ndersa ne dhjetor te vitit 1991 ne Shqiperi u sanksionua pluralizmi politik, ne qender te kryeqytetit, me nje lartesi prej afro 7 metrash, e derdhur ne bronz, shtatorja e Enver Hoxhes ishte ende ne kembe. Per shume nga viktimat e komunizmit, monumenti i diktatorit ishte nje fyerje per Tiranen, ndersa per nostalgjiket, ai perfaqesonte shpresen e fundit per te rikthyer sistemin e vjeter. Byroja Politike e perbere kryesisht nga nomenklatura e vjeter e regjimit, kishte nxjerre nje urdher per te mbrojtur me cdo kusht monumentet e “babait shpirteror”, duke autorizuar deri edhe perdorimin e armeve te zjarrit per te mbrojtur bustet e njeriut, qe, per me se 40 vjet, udhehoqi vendin me dore te hekurt. Dekreti numer 7459 “Per respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve” u firmos me 22 janar te vitit 1991 nga Presidenti i fundit komunist Ramiz Alia.

Per te gjithe ishte e qarte se dekreti i Alise kishte per qellim mbrojtjen e busteve te Enver Hoxhes, te cilet ndodheshin pothuajse ne cdo cep te Shqiperise, te Stalinit apo te klasikeve te tjere te marksizmit. Ndonese akte vandaliste te pakontrolluara ishin verifikuar ndaj ndonje monumenti qe nuk i perkiste periudhes komuniste, kuptohej se ato nuk kishin synim te perbaltnin figurat e kombit. Nese dikush mund te ngaterronte Leninin me Jeronim de Raden apo Stalinin me Luigj Gurakuqin, kjo vinte nga injoranca apo urrejtja per gjithcka te ngritur ne “epoken e kuqe”.

Levizja antikomuniste e dhjetorit te vitit 1990 dukej sikur i kishte rene paksa vrulli, derisa nje iniciative e studenteve te Universitetit te Tiranes rindezi atmosferen. Me 18 shkurt te vitit 1991 disa prej tyre hyne ne greven e urise, duke kerkuar, ne kuader te depolitizimit, heqjen e emrit te diktatorit nga tempulli i dijes. Komisioni i greves, i perbere nga Arben Lika, Arian Manahasa, Blendi Gonxhe, Mesila Dode, Ndue Lugja, Ilir Dizdari dhe Ridvan Peshkepia kerkoi vec te tjerave anulimin e dekretit famekeq qe mbronte monumentet e diktatorit dhe lirimin e te burgosurve te fundit te ndergjegjes qe mbaheshin ende ne birucat e Spacit, Burrelit e Qafe-Barit.

Greva filloi ne mjediset e kinoteatrit te Qytetit Studenti. Sipas te dhenave te kohes, ne salle u ngujuar 723 studente e pedagoge, ndersa dera u mbyll me celes. Emrat e tyre, nuk dihet per c’arsye, nuk jane bere kurre publike. Shume studente te tjere shprehen deshiren te bashkoheshin me grevistet, por Komisioni nuk lejoi askend te hynte ne salle. Nje grup perfaqesuesish te Komitetit per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut vizituan grevistet, duke bere disa foto. Imazhet e djemve dhe vajzave te mbeshtjelle me batanije dhe me shami ne koke shetiten boten. Nderkaq drejtuesit e opozites kishin firmosur me Ramiz Aline paktin e stabilitetit per shmangien e grevave dhe trazirave popullore deri ne zgjedhjet e ardhshme. Kjo pengonte udheheqesit e rinj te opozites per t’u bashkuar zyrtarisht me nje greve te shpallur “te jashteligjshme” nga qeveria shqiptare, e kryesuar nga Adil Carcani.

Shqiperia vertet rrezikohej nga nje lufte civile. Nje shoqate me emrin “vullnetaret e Enverit” kishte filluar te vringellonte armet, duke deklaruar se “Enveri duhej mbrojtur, qofte edhe me gjak”. Njerez te armatosur te ekstremit te majte apo te djathte shikoheshin perdite ne rruget e Tiranes dhe qyteteve te tjera shqiptare. Ne disa rrethe te jugut, nostalgjiket kishin arritur deri ne forma organizimi te njesive te armatosura, te cilat kercenonin kryeqytetin. Ne te vertete, pas renies se monumentit te Enver Hoxhes, ne qender te Tiranes, perleshje te armatosura do te verifikoheshin ne Shkollen e Bashkuar te Oficereve.

Me daten 20 shkurt, perpjekjet e pushtetit per te thyer rezistencen e studenteve kishin deshtuar. Me gjithe problemet shendetesore qe filluan te evidentoheshin, grevistet ishin te vendosur per te mos u terhequr. Jo vetem kaq. Sindikata e Pavarur e Shqiperise kishte kercenuar me nje greve te pergjithshme, e cila mund te paralizonte gjithe vendin. Mijera qytetare te Tiranes dhe te rretheve te aferta mberrinin cdo dite ne Qytetin Studenti, duke inkurajuar grevistet dhe duke organizuar demonstrata me pjesemarrje gjithnje e me masive. Ne keto kushte, pakti i stabilitetit mes qeverise dhe opozites dukej teper i brishte per te perballuar nje levizje te tille popullore dhe shume prej politikaneve te rinj filluan te benin levizje individuale, duke u rreshtuar perkrah te ngujuarve. Turma fryhej ore e minute, derisa rreth mesdites filloi te drejtohej per ne qender te kryeqytetit.

Populli i kryeqytetit theu me lehtesi barrikadat policore te vendosura ne rrugen e Elbasanit, te Liceu Artistik, si dhe gjate bulevardit kryesor, duke u derdhur ne sheshin “Skenderbej”. Nje numer i madh policesh, te pajisur me shkopinj gome, mburoja e skafandra dhe qen kufiri ishte vene ne mbrojtje te statujes prej bronzi. Policia tentoi te reagonte, duke bere te terhiqeshin demonstruesit e pare, por pas tyre turma rritej gjithnje e me shume. Ne keto kushte policia u detyrua te terhiqet dhe te lere Enverin te vetem perballe popullit te tij. Per minuta te tera turma u perpoq te rrezonte masivin e bronzte, derisa ne ndihme erdhi nje autovinc, tip “Saurel”.

Ne kujtesen historike te shqiptareve do te mbeten te ngulitura momentet kur shtatorja e diktatorit filloi te lekundej, derisa ra e u zhduk mes turmes. Te ekzaltuar, demonstruesit i hodhen diktatorit kalon e celikte rreth fytit dhe e terhoqen zvarre monumentin pergjate rrugeve kryesore te kryeqytetit, duke e sjelle ne Qytetin Studenti. Perpara kinoteatrit ku ishin ngujuar studentet, turma u ndal, si te sillte nje trofe lufte. I poshteruar nga mijera njerez, monumenti i Enverit filloi te copetohej ne pjese. Ishte ndarja nga miti i ngritur per me shume se pese dekada.






1666 faqet e vizituara, 2 sot
878 vizita, 2 sot