Shqiperia,dalje me hapa gjigande nga varferia.

15 05 2008

 

Para pak vitesh në Shqipëri nuk ka patur llogari rrjedhëse. Ndërkohë Shqipëria ka joshur investitorët e huaj me suksesin e saj në rritje.

 

Artikull i botuan në Frankfurter AZ

 

Nga Carola Kaps

 

 

 

 

Me aeroportin e ri  i cili është hapur në Mars 2007  Shqipëria bëhet një vend tërheqës për investitorët e huaj dhe i afrohet më pranë qëllimit të saj. Ndërtesa supermoderne e terminalit, e cila është konstruktuar për një mbërritje vjetore  të më shumë se një milion  pasagjerëve, ka mbaruar së ndërtuari brenda 2 vjetësh nga një konsorcium nën drejtimin e Hochtief AG. Që në vitin  e parë të vënjes në punë të këtij terminali, numri i vizitorëve arriti të tejkalojë  në një milion. Pra vendi i vogël i Evropës juglindore josh gjithmonë e më tepër investitorë, por edhe turistët, numri i të cilëve po rritet dukshëm. Ata ose eksplorojnë bregdetin romantik të Adriatikut ose mbledhin përshtypje të reja në malet e vendit. Shoqëria që ka marrë në ndërtim aeroportin, ku  përvec shoqërisë Hochtief bëjnë pjesë  edhe  DEG shoqëri si motër e KfW  dhe Fondi  Amerikan për Investim dhe Financim Albania-American Enterprise, po shtrihet më tej. Duke ju referuar vetëm numrit të lartë të shqipëtarëve jashtë atdheut, të cilët janë gjithmonë në kërkim të gjetjes së mundësive për investim në Shqipëri, pritet që të rritet në mënyrë konstante kërkesa për fluturime për dhe nga Tirana. Që prej 1998 numri i pasagjerëve është rritur mesatarisht me më shumë se 14 % në vit dhe kjo tendencë pritet që të vazhdojë. Falë terminalit të ri dhe shumë premtues nga ana arkitekturore, pastërtisë dhe komunikicionit të rregullt  përreth aeroportit, përshtypja e parë, që marrin vizitorët për Shqipërinë, është tërësisht pozitive. Mbresëlënëse janë dhe ndërtimet e shumta  industriale, firmat  e biznesit  dhe ndërmarrjet artizanale, të cilat janë të reja ose në ndërtim e sipër dhe gjenden në të dyja anët e rrugës, që të çon në këtë aeroport modern. Këto janë shenja bindëse, që tregojnë se ekonomia shqiptare prej më shume se gjasht vjetësh paraqet nje përpjestim të fuqishëm zhvillimi ndërmjet 5% dhe 6%, fuqia blerëse rritet dhe ndërkohë edhe investitorët e huaj kanë mundësi më të shumta në tregun shqipëtarë.

Ekonomia e Shqipërisë por para së gjithash portet e vendit do të përfitojnë nga pavarësia e pritshme e Kosovës. Krahas italianëve dhe grekëve interesohet diaspora shqiptare gjithmonë e më tepër për mundësitë e investimit në industrinë e përpunimit të drurit, në prodhimet tekstile si dhe në përpunimin e lëkurës ose të madhrave ushqimore. Duhet të përmendim këtu se pagesat e shumta të diasporës shqiptare në rrugë bankare kan çuar në nje lulëzim ekonomik dhe në një bum përsa i përketë industrisë së ndërtimit. Angazhimi në rritje i shqipëtarëve jasht atdheut përbën një nga shkaqet kryesore, përse investitorët e huaj kanë arritur në 2006 trefishin e mesatares  së dhjetë viteve të fundit. ”Programi jonë për të afruar sa më shumë invstitorë të huaj në vend, ka patur sukses”-tha me krenari kryeministri Sali Berisha. Vlersimi i parë ndërkombëtar i vendit nënvizon nëpërmjet firmës ndërkombëtare të vlersimit Moody këtë zhvillim pozitiv. Shqipëria vendi i vogël në dukje,  po arrin të vë në vend me hapa gjigande  prapambetjet. Para katër vjetësh për shembull Shqipëria ishte e panjohur me industrinë bankare; llogaritë bankare ose bankomatet u krijuan atëherë për eksperimentim. Kanë kaluar dhjetë vjet që nga skandali finanziar i piramidave,  i cili  e çoi vendin e varfër buzë gremine dhe e  drejtoi drejt trazirave të përgjakshme. Me një vlersim B1, Shqipëria sot nuk qëndron në të njëtin nivel me Ukrainën. Taksat e reja të unifikuara me nga 10% për person  e bëjnë Shqipërinë vendin  me taksat më të ulta në Evropë. Ndërkohë edhe vetë qeveria amerikane ka qënë e vëmendëshme përsa i përket përpjekjeve për reforma të vendit të vogël të Evropës juglindore. Bashkëpunimi për Çështjet e Mivjeçarit ka dhënë pak para krishlindjeve kredinë pa interes për vendet në nevojë. Shqipëria është regjistruar në listën e tyre. Ashtu sikurse Komisini Evropian ka nënshkruar  me Shqipërinë në Qerrshor 2006 MSA-në edhe amerikanët kanë sinjalizuar për rrugën e drejtë, që ka marrë Shqipëria. Ftesa për tu bërë antare e NATO-s, për të cilën Shqipëria shpreson në fillim të këtij viti, do ta vendoste këtë vend përkrah  lartëpamësisë së shteteve të tjera evropiane. Me qëllim që kjo ëndërr të mund të relizohet edhe opazita socialiste është e gatshme  të lë mënjanë luftën politike dhe të bashkëpunoj me kualicionin qeverisës ne mënyrë konstruktive përsa i përketë çështjeve të reformës kushtetuese dhe asaj zgjedhore. Për një vend, parlamentarët e së cilit kanë marrë vërejtje para tre vjetësh gjatë një vizite në Bruksel, është ky në fakt një hap i shënuar  drejt një kulture të re politike. Ku ka dritë ka dhe hije por  e dyta zë një hapsirë më të madhe në Shqipëri. Asgjë nuk  e shqetëson më së shumti popullin se  ndëprerja e energjisë elektrike, e cila  në kryeqytet arrin deri në 6 orë dhe në fshat zgjat deri në 10 orë në ditë. Zemërimi shpjegohet nëpërmjet thatësirës, keqadministrimit të furnizimit me energji elektrike nga KESH dhe nëpermjet çmimeve në rritje të importit për energjinë. Opozita e akuzon qeverinë Berisha për mosmbajten  e premtimeve të zgjedhjeve. Ndërkohë tre termocentrale të reja për Tiranën , Fierin dhe Vlorën janë në fazën e planifikimit. Më vonë qeveria do të japë me koncesion 80 vende për ndërtimin e hidrocentaleve të vogla madje 7 prej tyre janë gati për tu dhënë. Specialistët kërkojnë një rritje të dukshme të çmimit të energjisë si dhe një sistem llogaritës më të mirë. Ende sot në shumicën e banesave mungon një matës i energjisë elekrike dhe shlyerja e energjisë elekrike nga ana e qytetarëve lë shumë për të dëshiruar. Qeveria ka hezituar shumë edhe për privatizimin e KESH-it. Vetëm tani po përgatitet privatizimi me  ndihmën e shoqërisë botërore bankare IFC. Ndërkohë shoqëritë e shpërndarjes së energjisë elektrike janë ndarë dhe kanë krijuar një shoqatë të përbashkët. Furmizimi i pamjaftueshëm me energji elektike, i cili e ka pakësuar deri në 1% në vit rritjen e GDP-in, është frikësues për investitorët. Edhe ankesat e popullit përsa i përket furnizimit me ujë dhe gjendjes së keqe të rrugëve nuk përbëjnë shqetësim për qeverinë shqiptare. 40% e rrugëve në vend si edhe më parë janë të paasfaltuara dhe shumë pjesë rruge janë të pakalushme. Banka Europiane për Rindëtim dhe Zhvillim në Evropë kërkon në raportin e fundit të saj, që të investohen në mënyrë të menjëhershme shuma të mëdha parashë në rrjetin rrugorë dhe furnizimin me energji elektrike. Edhe Komisini Evropian thekson në raportin e tij të fundit për zhvillim, se infrastruktura e keqe pengon zhvillimin ekonomikë të Shqipërisë dhe njëkohësisht sjell mungesë në fuqinë puntore të kualifikuar. Ende të pa pranueshme janë korupsioni i përhapur kudo dhe gjendja e mjerueshmee drejtësisë. Edhe Banka Botërore ka raportuar në “Doing Business Report 2008” shumë pak gjëra të këndshme për klimën e investimeve dhe të ndërmarrjeve në vend. Ndër 178 vend që kontrollohen rregullisht nga Banka Boptërore Shqipëria është në rangun e 136. Përsa i përketë mbrojtjes së investitorëve, Shqipëria zë vendin e 165. Duhet bërë ende shumë për ta kthyer Shqipërinë në një vend tërheqës për investime. Ndërkohë që italianët, grekët dhe turqit nuk shqetësohen nga pengesat e investimeve, investitorët gjermanë e shohin Shqipërinë si një vend me rezerva të mëdha. Nërmjet Hochtief, Siemens dhe Procedit Bank, ka dhe një sërë firmash  gjermane, të cilat kanë marrë guximin për të investuar. Njëkohësisht sektori i energjisë, industria e ndërtimit dhe sektori privat ofrojnë mundësi interesant biznesi. Nevoitet një frymarrje e thellë dhe nuk duhet të stepemi para jetës së përditshme shqiptare. Ajo është e karakterizuar nga problemet e taksave, nga pritja për lidhjen e telefonit të ujit dhe të energjisë elektrike, nga përvoja të mërztshme ose nga sjellja armiqësor e konkurentëve. Njohësi e vendit i këshillojnë investitorët që të krijojnë një lidhje të fort me autoritetet shtetërore dhe me administratën doganore. Kjo mbi të gjitha i lehtëson ndërmarrjet e mesme dhe ato artizanale  për tu ngrejtur në treg.

Vendi dhe njerëzit

Rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian është ende e largët. Kjo sigurisht i trazon ëndrrat 3.1 milion shqipëtarëve  për në evropë. Sipas një studimi të sapopublikuar të Institutit Shqiptarë për Studime Ndërkombëtare rreth 94% e popullsisë ishin dakort për antarësimin e vendit të tyre në Bashkimin Evropian. Për këtë ata i lanë pas shumë vende të tjera të Evropës së mesme dhe jugore. Për më tepër: Ndërsa në jug të kontinentit ulet simpatia për Evropën sapo preket hyrja në BE, në Shqipëri është e kundërta. Pas nënshkrimit të MSA-së ne verë të 2006 të dhënat për aprovim u shtuan me 15%. Është e çuditshme , që shqipëtarët qëndrojnë me këmbë në tokë, panvarësisht nga dashuria e tyre e madhe për Evropën. Me një sinqeritet të pa shembullt rreth 80% e të pyeturve për të njëjtën anketë shprehen se vendi i tyre është shumë larg aftësisë për hyrjen në Evropë dhe do ende shumë  mundim dhe  shumë kohë që të meret në konsideratë. Shumica mendojnë se Shqipëria e ka të pamundur hyrjen në BE para vitit 2020. Vizitorë nga Brukseli nuk kanë shumë për të thënë, sepse duke e parë me syrin e tanishëm duket realist.



Mund të mos jetë Praga e re, por Tirana po shfaqet mjaft bukur.

10 03 2008

 Tirana

Në bar “Le Caffe’, në Tiranë, kamerierët ishin veshur me këmisha elegante të kuqe dhe lëviznin me shkathtësi nëpër mjedisin e ngushte, por të këndshëm. Dritare të larta gjer në tavan vështronin në një shatërvan të dekoruar, dhe pas tij, në gjelbërimin e Parkut Rinia familjarët shulleheshin në diell. Xin tonik mu shërbye i ftohtë-akull dhe me limon. Jo keq për një qytet që mbahet si shembull i prapambetjes së pashpresë.Kur u thashë të njohurve se do të shkoja me pushime në Shqipëri,reagimi i përgjithshëm ishte mosbesues. E izoluar nga pjesa tjetër e botës për pothuaj 50 vjet nën diktaturën e Enver Hoxhës; e çliruar nga një revolucion në 1990, për t’u zhytur sërish në anarki dhe dhunë; ‘dëshpëruese’, ‘e rrezikshme’ dhe ‘e korruptuar’ – ishin disa nga përcaktimet që mu dhanë. Por dy javë më parë, British Airways filloi shërbimin e ri të fluturimit për Tiranë dhe operatorët turistikë po interesohen rreth kësaj. A mos vallë ata dinë diçka që ne nuk e dimë?

Përshtypjet e para nuk qenë të mira. Rruga nga aeroporti në qytet qe me gropa dhe e mbushur me shoferë të çmendur.Në kohën e Hoxhës kishte vetëm 600 makina në vend, të gjitha pronë e liderëve komunistë. Tani makinat janë me mijëra, por gjithsesi ato mbeten ende një shpikje e re për shoferët dhe kalimtarët. Ndërsa çanim errësirën, makina të tjera parakalonin me dritat e gjata dhe kalimtarët kalonin pa kujdes rrugën. Pluhuri dhe tymi vareshin përmbi qytet si një re. Çfarë rrëmuje. Gjërat morën disi më për mbarë në Hotel Brilant, një biznes i vogël familjar në një rrugicë afër ndërtesës së parlamentit, me dhoma të rregullta e të pastra dhe me një restorant shtëpiak në bodrum. Dhe ditën tjetër u çova në një Tiranë krejt ndryshe.

Qyteti dukej i gjallë dhe me ngjyra. Kryetari i karizmatik i Bashkisë, një ish artist i quajtur Edi Rama, e ka lyer qytetin me të kuqe blu, të gjelbër e portokall. Me ndihmën e studentëve lokalë, fasadat e shëmtuara të blloqeve të apartamenteve të epokës komuniste janë lyer me ngjyra shndërritëse, duke u dhënë një efekt të çuditshëm lodrues. “Ishte planifikuar me efektin e një shoku”-thotë Rama. “Mjediset rrethuese të komunitetit kanë qenë gri për shumë gjatë” Ai ka mbjellë gjithashtu qindra pemë dhe u ka vënë ruspën banesave ilegale dhe bordellove që rrethonin parqet e Tiranës. Tani qielli shpohet nga projektet e ndërtimit. Nuk është çudi që ai u rizgjodh kryetar. Gjithsesi Tirana mbetet një rast studimi për sa i përket çrregullsisë së planifikimit urban. Gjysma e qytetit u ndërtua nga fashistët e Musolinit, të cilët e pushtuan atë për katër vjet. Ata ndërtuan disa ndërtesa të pëlqyeshme neo-klasike, por e shkatërruan efektin e tyre duke ndërtuar bulevarde të gjera dhe sheshe të zbrazëta.Gjysma tjetër e qytetit është punë e Hoxhës dhe e bashkëpunëtorëve të tij. Në sheshin Skënderbej, Hoxha shkatërroi pazarin e vjetër të qytetit dhe ndërtoi një lemeri ndërtesash betoni. Një qyteti elegant të periudhës Otomane iu shkul zemra.

Megjithatë kudo shikon shenja shprese dhe ringjalljeje. Qeveria e ka krimin nën kontroll, ekonomia po ringjallet dhe qytetarët e Tiranës përpiqen pa fund, konfuzë, por optimistë. Gjendesh para parqeve të vegjël mes blloqeve të apartamenteve ; zbulon kafene në natyrë kudo.Ndërtesa e shëmtuar e piramidës së muzeut të Hoxhës është shndërruar në një qendër kulture dhe adoleshentët kënaqen duke rrëshqitur nëpër faqet e saj. Tiranasit reklamojnë qytetin e tyre.

Kjo ndodh më së shumti dhe më këndshëm në zonën e Bllokut, njëherë e një kohë zona rezidenciale e apartçikëve të Partisë. Vilat e ish elitës, duke përfshirë dhe atë të Hoxhës janë kthyer në klube, kafene dhe dyqane. Piva një birrë Tirana me 70 pens litri, duke parë paradën e vajzave shalëgjata dhe të djemve flokë përpjetë. Asnjë McDonald’s, Starbucks ose dyqan suveniresh vërdallë. Respekti për shqiptarët po më rritej gjithnjë e më shumë.Të zgjuar dhe të shkathët në komunikim, ata janë indiferentë për statusin e tyre në botë. “Tirana nuk është Shqipëria”- thotë banakieri i Quo Vadis. “Refugjatët dhe kriminelët që njihen nga pjesa tjetër e Evropës vijnë më së shumti nga fshatrat”. E drejtë, por një pjesë e këtij aktiviteti zhvillohet edhe në Tiranë. Kambistë të dyshimtë qëndrojnë nëpër anët e sheshit Skënderbej; në Bllok mund të blesh CD dhe DVD pirate për hiç asgjë. Dhe për më tepër dëgjova se ekziston dhe një dyqan ku mund të blesh celularë të vjedhur.

Shqipëria është një vend mysliman dhe rregulli i hekurt i mikpritjes dominon. Unë hoqa dorë nga qerasja me pije e të tjerëve dhe u mësova me xhestin e dorës në zemër që ata bënin kur më qerasnin. Islamizmi shqiptar është me bazë të gjerë dhe tolerant. Ku kisha Katolike dhe ajo Ortodokse në Tiranë janë shumë afër me xhaminë në qendër të qyteti.

“Ne jemi në fillim patriotë dhe pastaj fetarë”, thotë dikush.

Xhamia e shekullit të18-të e Et’hem Beut aksidentalisht është një nga monumentet e pakta turistike të Tiranës. Për t’u parë nga turistët janë gjithashtu dhe Kulla e Sahatit e shekullit te 19-të (që tregon kohën e gabuar) dhe Ura mesjetare e Tabakëve. Muzeu Historik Kombëtar ka disa pavione ekspozitash interesante të periudhës së Hoxhës, por megjithatë Tirana ka karakterin e një qyteti të ri, i cili ndërton konturet e tij ditë pas dite. Mund të shëtisësh kafeneve, të pish kafe, të flasësh dhe e gjitha kjo me çmime të pranueshme.Në një restorant të quajtur Emblema mu desh të bëja vend mes gjashtë pjatash duke përfshire kaçkavall të skuqur dhe mish qengji me erëza pikante Në tavolinë kishte dy kana, njëra me verë çuditërisht të mirë vendi dhe tjetra me dhallë-pija prej kosi me e njohura në Ballkan. Gjithsej për: 6£.

Ditën e fundit shkova për darkë tek Living Room. Vendi më i këndshëm, për të ngrënë në Tiranë, një ndërtesë e 1920, me çati me majë dhe restorant në terrace. Por restoranti ishte mbyllur dhe pronarët kishin një darkë private me shoqërinë e tyre. Megjithatë ata më ftuan te haja me ta dhe refuzuan të paguheshin. A imagjinosh diçka të tillë në çfarëdo qyteti tjetër të Evropës? Mund të mos jetë Praga e re, por Tirana po shfaqet mjaft bukur.
 



Greqia bojkoton anetaresimin e Shqiperise ne NATO.

9 03 2008

ImageMinistrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, në një deklaratë të saj publike, theksoi se kërkesa e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO, duhet të ketë si matës, respektimin e të drejtave të minoriteteve, mbasi po sipas saj, këto të drejta nuk respektohen nga shteti shqiptar. Ndërsa realiteti flet krejt ndryshe: Minoritetet në Shqipëri, kanë të njëjtin pozicion si shqiptarët, madje mund të themi, se janë më të privilegjuar në të gjithë drejtimet. Dhe kjo, nuk mund të mohohet e as nuk mund të provokohet si “precedent” nga kryediplomatja greke, mbasi nuk ka asnjë “grimcë” dhunimi, mohimi,apo qoftë edhe neglizhimi, në të drejtat e minoriteteve në Shqipëri. Këto pjesë popullsie, që jetojnë brenda kufijve e trojeve zyrtarë dhe etnikë shqiptarë, janë pjesë e plotë integrale e shoqërisë dhe e shtetit shqiptar. Në asnjë moment, në asnjë rrethanë dhe për asnjë motiv, nuk është dëgjuar asnjë “belbëzim” shqiptar, si shoqërisht dhe zyrtarisht, që të përshpëritet kundër minoriteteve. Në jugun shqiptar, ka jetuar dhe ka punuar minoritet grek. Pak kanë qënë, por kanë qënë tepër të vlerësuar, kanë qënë të përfshirë në të gjithë spektrin e jetës, politikës dhe administratës shqiptare. Madje mund të thuhet, se kanë qënë më të privilegjuar se shqiptarët. Kështu ka qënë realiteti gjatë 50 viteve të ish-pushtetit komunist. Kështu është realiteti dhe tani. Por, meqë këtë deklaratë e bënë Bakojanis e Greqisë, po i kujtojmë edhe realitetin e sotëm të minoritetit grek, që jeton në Shqipëri. Ata janë ministra, janë deputetë, kanë parti politike parlamentare, kanë bizneset më të fuqishme, kanë shkollim të plotë e të lirshëm, kanë lëvizje të lirë (fal ambasadës tuaj në Tiranë dhe konsullatat në Korçë e Gjirokastër, që për shqiptarët e keni bllokuar), kanë universitete, kanë shoqata, kanë kisha, madje edhe në krye të Kishës autoqefale shqiptare është vendosur Janullatosi Grek, i cili thuhet, se “punon edhe në sektorë” të tjerë në Shqipëri. Madje, po sërsih, mund të themi, se shteti ka qënë edhe tolerant. Shteti shqiptar, ka lejuar deri në mënyrë anti-kushtetuese, që në disa zona të jugut, të ndërtohen varreza për ushtarët grekë. Ka lejuar të ngrihen edhe kryqe e kisha, atje ku nuk ka minoritete. Ka lejuar po në mënyrë anti-kushtetuese, që të krijohet parti etnike dhe kjo të jetë pjesë e parlamentit. Kryediplamatja greke Bakojanis, i di të gjitha këto, sepse qeveria shqiptare e ka lejuar shtetin grek, që të përdor ushtarakisht edhe bldozerët në Peshkëpi të Gjiokastrës, në vitin 1993. E ka lejuar edhe të shkruhen tabela e parulla greqisht në rrugët nacionale. E ka lejuar edhe ta hapen shkolla greke në qytete. E ka lejuar, që në disa bashki e komuna shqiptare, të përdoret flamuri zyrtar grek në vend të flamurit zyrtar shqiptar. E ka lejuar që në zgjedhjet parlamentar e vendore, të përdoren simbole zyrtare greke, që nga flamujt e deri tek thirrjet antishqiptare. Kush dhunon, zonja bakojanis? Po kështu e ka lejuar, që ushtarët grekë të dislokohen në territorin shqiptar edhe pse Greqia, nuk ka qënë pjesë e NATO! Këto janë fakte dhe Bakojanis, nuk i mohon dot, qoftë edhe sikur të “plas”. Mirëpo synimi i saj “noton” në tjetër “pellg”. Qëllimi i saj e nëpërmjet saj i shtetit grek, është, që Shqipëria të pengohet për të nisur procedurat faktike zyrtare, për pranimin në NATO. Dhe e vetmja “kartë” ( e djegur), që i ka mbetur politikës dhe diplomacisë zyrtare greke, për të përmbushur edhe këtë mision, ndoshta të fundit kundër Shqipërisë, mbetet karta e minoriteteve, që në fakt është një fiasko e plotë. Bota e njeh realitetin e minoriteteve në Shqipëri, për më tepër të minoritetit grek, ndaj të cilit shqiptarët janë treguar tepër respektues e privilegjues. Siç dihet, tre vendet tona fqinje Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia, janë në “startin” e pranimit në NATO. E vetmja që ka dalë si “pyk” në pengimin e këtij procesi të madh e historik është Greqia. Ndërsa për Maqedoninë, ka vënë si kusht ndryshimin e emrit të shtetit, për Shqipërinë po hedh “shashkën” e “mos respektimit të të drejtave të minoriteteve”. Të përfshira në projektin “Adriatiku 3”, të anëtërsimit të tre shteteve në NATO, natyrshëm që ky anëtarsim, duhet bërë në grup. Këtë antarësim të Shqipërisë po e saboton hapur Greqia. Qëllimi i saj është, që Shqiëpria, të mos futet në këtë organizëm të fushqiëshm, mbasi nuk ka asnjë interes, që Shqipëria të integrohet. Dhe për këtë mosintegrim të shqiptarëve, Greqia ka mbi 100 e kusur vjet që “punon” intensivisht. Kaq mjafton përfundimisht, për të kuptuar pa asnjë dyshim më të vogël, se kjo deklaratë nuk është thjeshtë një qëndrim personal i ministres së jashtme greke, por një synim djallëzor i shtetit dhe i qeverisë ku ajo bënë pjesë, për të bllokuar edhe këtë mundësi aktuale të Shqipërisë, për të qënë pjesë strukturore e institucioneve të fuqishme të Europës e të Botës. Kryediplomatja greke e bënë këtë deklaratë, në një moment, kur po hidhen firmat e para të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Ky realitet, duket se e ka shqetësuar politikën dhe diplomacinë zyrtare Greke për këtë integrim serioz të Shqipërisë. Në fakt, diplomacia greke, historikisht ka mbajtur qëndrime të tilla, në momentet kur bota perëndimore, ka përcaktuar “fatet” e Shqipërisë. Këtu nuk është fjala thjeshtë për trojet shqiptare të zhvatur nga shteti grek, zhvatje që synohet të bëhet prej tyre edhe me “Vorio-Epirin”, të cilin grekët e konsiderojnë tokë dhe vend të tyre. Problemi tashmë, ka lidhje me bllokimin që Greqia, vazhdon t’i bëjë Shqipërisë në planin e integrimit të saj në Europë dhe në strukturat ekonomike, ushtarake, arsimore, shëndetsore e financiare perëndimore. Dhe këtë, shteti, diplomacia greke e ka bërë me shumë pasion dhe intensitet. Kujtojmë faktin, që në vitet 1995-1996, Greqia bllokoi tre herë radhazi, grandet nga 20 milion ECU, të akorduar nga KE. Dhe për të gjithë këto bllokazhe financiare që i bëheshin vendit tonë nga fqinji, nuk kishin asnjë motiv konkret mospërmbushje detyrimesh, por vetëm synim, për të mos patur një zhvillim ekonomik vendi ynë. U desh ndërhyrja e ministrit të jashtëm gjerman Klaus Kinkel, që Greqia, të mos vendoste më veton kundër Shqipërisë. Ka ardhur momenti, që Greqia të ndalohet të mbajë qëndrime të tilla, të cilat cënojnë rëndë klimën e bashkëpunim-mirëkuptimit mes vendeve, për më tepër fqinjëve.

Marre nga: Gazeta SOT






1666 faqet e vizituara, 2 sot
878 vizita, 2 sot